Kronikë

Shiste kokainë në stacionet e autobusit, arrestohet 39-vjeçari, e shkuara e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 19/11/21 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, është vënë në pranga nga policia pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë kokainë në qytetin e Tiranës dhe Durrësit.

Policia bën me dije se bazuar në të dhënat e grumbulluara, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa qytete, organizuan operacionin policor të koduar ”Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, i shtetasit: Gj. Gj., 39 vjeç.

39-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur për policinë pasi është  dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike më pas e shiste me shumicë  në zonën e “Bulevardit të Ri”, në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e “Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas./Opinion.al

Pas