Aktualitet

Shiste disa herë të njëjtin apartament, 6 vite burg për Vjollca Haxholli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 14/04/21 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli teksa biznesmenja akuzohet për  mashtrimi me pasoja të rënda.

Ndërkohë që bëhet me dije se po për mashtrim lidhur me këtë ngjarje u dënua edhe Dorjan Hata.

Kujtojmë që më herët, prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Haxholli u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit./Opinion.al

Pas