Kronikë

Shisnin qumësht, furgoni i mallrave përplas dy të moshuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 21/09/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Urë Vajgurore-Lushnje, në fshatin Poshnje.

Një furgon mallrash,që udhëtonte në drejtim të Beratit, ka përplasur 2 pensionistë me biçikletë dhe më pas ka dalë nga rruga duke përmbysur në krahun e kundërt të lëvizjes.

Sipas të dhënave, dy të moshuarit e plagosur janë nga fshatrat përreth, të cilët tregtojnë qumësht në qytet. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta.

Të plagosurit identifikuar si Sotir Avrami,68-vjeç dhe Spiro Veshi,63-vjeç, të cilët janë transportuar në gjendje të rëndē drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike.

Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas