Vijon operacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 23-vjeçari Ergys Përgjini dhe 19-vjeçari Robert Prendi.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, me kokainë dhe kanabis, të ndara në doza.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.