Aktualitet

SHISH, raporti sekret: 89 xhami, jashte juridiksionit te Komunitetit Musliman


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 26/11/15 |
b.f

 

Numri i xhamive të cilat janë jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman është rreth 89.

Shifra alarmante ne kohen kur dyshohet se ne disa prej tyre predikohet pro Shtetit Islamik, është bërë e ditur ditën e mërkurë në komisonin parlametar të sigurisë kombëtare nga zevendesdrejtori i Sherbimit Informativ, Ylli Alushi.

Ai u dorezoi deputeteve nje raport sekret  ne te cilin evidentohet se këto objekte kulti pa kontroll janë rrezik potencial ku mund të predikohen terrorizmi.

Tv Klan kontaktoi me përfaqësues të komunitetit mysliman të cilët nuk e mohuan vertetesine e informacionit qe disponon SHISH. Por ata sqaruan se ky numër perben rreth 7 % te xhamive në vend dhe shumica prej tyre janë të mbyllura.

Burime te televizionit Klan thane se keto xhami shtrihen ne rrethe te ndryshme te vendit, kryesisht ne zona te thella.

Nje prej tyre eshte edhe xhamia e Unazes se Re ne Tirane e cila refuzon te behet pjese e komunitetit mysliman. Ish imami i aj gjendet ne burg per terrorizem.

Aktualisht SHISH dhe antiterrori kane një numer të konsiderueshëm xhamish nën survejim, të cilat frekuentohen nga elemente të radikalizuar dhe paraqesin rrezikshmeri të lartë shoqërore.

Vëmendja e agjeteve është e foksuar në 7 qytete ku veprimtaria e tyre është me e madhe. Ne lupën e SHISH janë dhe organizata bamirëse të cilat financohen nga individë të dyshimtë nga jashtë vendit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas