SHISH ka njoftuar se data 27 Nëntor do të jetë një datë ku në Shqipëri duhet të merren masa të rrepta sigurie, sepse miqësorja e femrave Shqipëri- Francë në futboll, mund të jetë shënjeshtër e sulmeve të ISIS.
Pas sulmeve të 13 Nëntorit në Paris, Franca është kthyer në vendin më të sulmuar nga ISIS, po të kujtojmë që edhe pengmarrja në hotelin në Mali, kishte si objekt një numër të madh francezësh.
Për këtë arsye SHISH ka sugjeruar që mos të bëhet shumë publicitet për këtë ndeshje dhe të shmanget tifozeria e lartë të stadium.
Nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë sipas axhendës, duke ditur që shumë nga ndeshjet e futbollit në Europë janë anuluar.