Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHISH dhe antiterrori në terren, Basha: Dy rrugët e Ramës

2019/02/15 at 4:48 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHISH dhe antiterrori në terren, Basha: Dy rrugët e Ramës

Lulzim Basha ka ka zbuluar se çfarë pret nga protesta e së shtunës. Në një takim me të rinjtë në kryeqytet, kryedemokrati tha se shqiptarët e bashkuar do ta vendosin Edi Ramën përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit.

“Para një viti nisi një rezistencë kundër prishjes së Teatrit, një afere prej 200 milionë eurosh, para 3 muaj e gjysëm, nisi qëndresa e banorëve të Unazës së Re, kundër prishjes së shtëpive të tyre, ku Edi Rama do i jepte një kompanie fantazëm 18 milionë euro. Të gjitha këto nisën si kauza të njerëzve të dëshpëruar. Kështu nis edhe përpjekja studentore. Falë qëndresës së intelektualëve dhe qytetarëve tek Teatri, falë qëndresës dhe bashkimit tek Unaza dhe falë lëvizjes studentore, gjerat kanë ndryshuar. Qytetarët nuk duhet të fshihen, Edi Rama duhet të fshihet. Ia ka mbathur për në Vlorë por edhe Vlora do ta përzë. Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit”, tha Basha. Kryedemokrati gjatë muajit shkurt ka bërë disa takime me qytetarët në rrethe.

Për protestën e së shtunës policia ka frikë për një skenar dhune. Hyrja kryesore e Kryeministrisë  u mbulua me rrjeten mbrojtëse. Sipas deklaratës zyrtare të Policisë, theksohet se janë administruar informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë.

Për këtë arsye policia e Tiranës por edhe repartet speciale, përfshirë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA-n prej mëngjesit të së premtes kaluan në gadishmëri të përforcuar.

Uniformat blu ende nuk kanë rënë dakort me organizatorët e protestës së Partisë Demoktarike mbi akset ku do të zhvillohet tubimi përveç Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia i “druhet” rrethimit të Kryeministrisë nga turma, ndaj nuk ka vendosur bllokimin e rrugëve në krah të godinës së qeverisë dhe hapsirës përpara Piramidës.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë të shtunën në detyrë për të garantuar rendin e sigurinë publike ndërsa për qytetarët që nuk janë pjesë e protestës policia riperseriti thirrjen që të shmangin mjediset, ku ajo do të zhvillohet. Agjentë të antiterrorit dhe shërbimeve inteligjente po ashtu do jenë në terren.

Etiketa: lulzim bashapoliciaprotestashish

Ju sugjerojmë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Beyonce dhe Jay-Z darkë romantike në Malibu

Beyonce dhe Jay-Z darkë romantike në Malibu

Ambasadori i BE: Një këshillë për opozitën. Provokon zyrtari i policisë

Ambasadori i BE: Një këshillë për opozitën. Provokon zyrtari i policisë

Pse duhet të konsumoni 3 lugë vaj ulliri në ditë

Pse duhet të konsumoni 3 lugë vaj ulliri në ditë

TE FUNDIT

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
3 Korrik, 2025

Ndërsa në vendin tonë vijon debati për qarkullimin e monopatinave, pas aksidentit me 3 të mitur disa ditë më parë...

Lexo më shumë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
3 Korrik, 2025

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek....

Lexo më shumë

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
3 Korrik, 2025

Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij...

Lexo më shumë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
3 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com