Miliarderi James Stunt, i njohur për veturat e tij të shtrenjta, vërehet shpesh duke vizituar vende të ndryshme i rrethuar nga truprojat e tij.
Tani Stunt, vjehrri i të cilit është shefi ekzekutiv i Formula Një, Bernie Ecclestone, ka blerë modelin më spektakolar të veturës një Lambo Aventador i cili është modifikuar nga kompania gjermane Mansory.
Lajmi për blerjen e kësaj veture ka bërë bujë në mediat e huaja, për shkak se modifikimi i kësaj veture është bërë në atë mënyrë që vetura duket se nuk është parë më herët në këtë variant.