Aktualitet

“Shihemi në Gjyq”/ Kastrioti-Arbenit: Unë të ha gurmazin, të çjerr maskën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:37 - 21/02/21 |
Opi Nion

Kastrioti Hoxha nga Ura Vajgurore ka sjellë në seancën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan Arben Matën, ku kanë bërë një akt shitblerje, pra ka blerë shtëpinë e Arben Matës.

Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar  i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.

Dokumentet janë në rregull edhe ato të shitblerjes nga Kastrioti dhe akt-dhurimin kundrejt djalit të tij Arben Mata dhe të shoqes. Sapo ka ndodhur aktshitja, Kastrioti është futur në proces gjyqësor, pra nuk e ka gëzuar aspak këtë banesë.

Aredia gjatë një telefonate në emision shprehet se ajo ka certifikatën e pronësisë dhe me të drejtë kërkon pronën e saj. Certifikata që ka Arbeni sipas saj është e falsifikuar. Eni Çobani e fton në studio javën e ardhshme për ta zgjidhur këtë çështje dhe ajo shprehet se duhet të flasë me fëmijët për këtë çështje.

Edhe Altini vëllai i Arbenit shprehet se prona i takon tezes së saj. Arbeni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai ka qenë shumë i vogël për të ditur se çfarë ishte prona.

Eni Çobani: Ju keni një vëlla Altinin i cili ka dalë kundër pretendimit tuaj që kjo shtëpi është e juaja. Altin Mata i cili është një nga fëmijët e Arqile Matës thotë që është e vërtetë që këtë shtëpi dhe këtë truall na i ka dhënë tezja, mamaja e Aredisë.

Arbeni: Nuk është e vërtetë zonja Eni sepse ky vëllai kur kemi marrë këtë pronë dhe kemi ndërtuar ndërtesën ky ka qenë n 13 vjeç, nuk e dinte ç’është prona. Ky është një nga personat që kërkon lekë nga ish-prona e babait.

Eni Çobani: Altini pse e ngre këtë pretendim?

Arbeni: Sepse do pjesë nga babai i tij.

Eni Çobani: Po ai thotë që nuk është e jotja është e tezes.

Arbeni: Nuk e di ai bie brenda me këmbët e tij. Këtej kërkon nga ne, këtej thotë që është e tezes. Aq më tepër përpjesëtimi i pasurive tregon që unë, Altini dhe të gjithë pjesëtarët e trungut familjar kanë firmosur gjithsecili për pasurinë e tyre.

Në fund të emisionit Kastrioti dhe Arbeni janë përballur në një debat shumë të fortë, ku Kastrioti i kërkon që të gjejë një zgjidhje ose t’i kthejë 30 milion lekët që i ka dhënë për shtëpinë sepse ai është lodhur nga gjyqet. Situata ka agravuar duke e kërcënuar Arbenin duke i thënë se do i hajë gurmazin.

Eni Çobani ka shprehur se kjo çështje do vazhdojë dhe javën e ardhshme dhe shpreson që në studio të bashkohen Aredia dhe vëllai i Arbenit, Altini./ Tv Klan

Pas