Sociale

Shifrat/ Popullsia e Shqipërisë po tkurret dhe plaket


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:20 - 16/04/22 |
Opi Nion

Popullsia e Shqipërisë po tkurret dhe plaket. Janari i 2022 e ka gjetur vendin tonë me 1,3% me pak njerëz se vite më parë.

Raporti i publikuar nga Instituti i Statistikave ka treguar se gjatë vitit 2021 lindjet ranë me 2,8% ndërsa vdekjet u rritën me 10,8% duke shënuar kështu për herë të parë shtesë natyrore negative, e cila solli pakësimin e popullisë me 3.296 banorë.

Tirana, Durrësi dhe Fieri janë qytete me peshën më të madhe të popullsisë. 32,9 % e popullsisë jeton në Tiranë, 10,4 % në Durrës dhe 10 % në Fier. Gjirokastra është qarku me popullsinë më të vogël, me vetëm 2%.

Ekspertët e statistikave kanë nxjerr në pah se veç tkurrjes, popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes. Në 1 Janar 2022 mosha mediane e popullsisë rezulton 38,2 vjeç nga 37,6 që ishte më 1 Janar 2021./Tv Klan

Pas