Në Itali janë regjistruar 274 viktima në 24 orët e fundit, duke shënuar një ulje krahasuar me një ditë më parë, kur ishin lajmëruar 368 humbje jetësh.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, ulje ka pësuar edhe numri i rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 1401 raste të reja, për një total prej 215 858 të infektuarish.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 3031 persona, duke e cuar totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 96 276, numër ky më i lartë se numri i personave aktual të infektuar.
Sipas autoriteteve kurba në Itali është në rënie dhe këtë e konfirmon numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital./Opinion.al