Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHIFRAT/ Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias

2023/03/06 at 6:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHIFRAT/ Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias

Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimeve online në e-albania, vetëm për shërbimet shëndetësore, qytetarët po marrim sot frytet e një sistemi shëndetësor më cilësor dhe më të shpejtë. Nuk ka më shpenzime në lekë e kohë, radhë e copa letrash të panevojshme në qendrat shëndetësore e poliklinika si më parë, falë shërbimeve të shumta, që ofrohen sot në e-Albania: si rezultatet e kontrollit shëndetësor bazë, regjistrimi i vizitave mjekësore, rekomandimet mjekësore, recetat e rimbursueshme apo raportet mjekësore që po jepen elektronikisht etj. Këto procese digjitalizimi dhe shfrytëzimi efikas i teknologjive të reja po mundësojnë prej vitesh uljen e informalitetit dhe evazionit në sektorin e shëndetësisë.


Ishin këto disa nga pikat kryesore të fjalës që drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mbajti sot në Kongresin e Parë për Shëndetësinë, ku po diskutohen vizioni, politikat e duhura dhe mbështetja e domosdoshme financiare për bluzat e bardha.

Pasi ndaloi në një analizë të detajuar në shifra e fakte: 3.9 milionë receta elektronike të lëshuara gjatë vitit 2022 në sistemin e-Receta; 5.8 milionë vizita të regjistruara në sistemin e-Vizita; 1.8 milionë referime për ekzaminime të avancuara mjekësore të regjistruara në sistemin e-Referimi, nga mjeku i familjes për te mjekët specialistë; 167,000 raporte mjekësore të implementuara që në vitin e parë të implementimit të sistemit e-Raporte, duke automatizuar procesin e dhënies dhe nënshkrimit të raportit mjekësor; 265 milionë transaksione të gjeneruara në total nga të gjitha sistemet dhe shërbimet online në e-Albania gjatë vitit 2022… etj, Karçanaj shtoi se siguria është rritur më tej falë sistemit të kontrollit elektronik të subjekteve shëndetësore dhe të depove farmaceutike dhe se sot, një bar kontrollohet lehtësisht nga momentin që hyn në Shqipëri deri sa konsumohet nga pacienti, duke garantuar origjinën, cilësinë dhe çmimin.

Emergjenca e krijuar nga pandemia Covid 19, duke garantuar kujdes dhe rimbursim ilaçesh për të sëmurët, regjimi të rregulluar të lëvizjes pa ndaluar asnjë moment të gjitha shërbimet e tjera online, implementimi në kohë rekord të vaksinimit ndaj COVID si dhe certifikatës së vaksinimit, testimit dhe shërimit, e cila shkarkohet në kohë reale nga e-Albania dhe validohet elektronikisht, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit falë integrimit me sistemin “Green Pass” të BE-së, ishte një tjetër moment i përballuar me sukses.

Më tej Karçanaj shtoi se në sfidat e së ardhmes për të ulur edhe më tepër kostot, për të rritur cilësinë e shërbimit shëndësor dhe menaxhimit më të mirë të burimeve tona, do të aplikohen në hallka të ndryshme të sektorit teknologjitë e reja. “Nuk kemi përfunduar ende. Së shpejti edhe spitalet rajonale do aksesojnë online informacionin shëndetësor të pacientëve të tyre. Procesi i nisur për ngritjen e sistemit të informacionit spitalor për 4 spitalet rajonale do të shtrihet edhe në 7 spitale të tjera duke informatizuar gjithe proceset e punës dhe dokumentet mjekësore në spitalet rajonale. Në fokus janë edhe përmirësimi i sistemit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekesore (QKUM), ngritja e site Business Continuity Center (BCC) dhe përmirësimi i infrastrukturës hardëare për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor dhe degët rajonale për të siguruar rritje të eficiencës së shërbimit ndaj qytetarëve. Jemi në përfundim të vënies në punë të sistemit e-Vaksina, sistemit kombëtar të vaksinimit dhe imunizimit por edhe të inventarit dhe shpërndarjes së vaksinave në qendra shëndetësore, bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për vaksinim. Kjo do të optimizojë ndjeshëm menaxhimin e stokut të vaksinave. Përmes sistemit të Bankës së Gjakut që po shtrihet në të gjithë vendin, dixhitalizohet tërësisht informacioni mbi proceset nga dhurimi i gjakut deri në ruajtjen dhe vënien e tij në dispozicion të pacientëve në nevojë”- tha Karçanaj, duke e mbyllur fjalën e saj me premtimin se gjithçka është bërë deri tani është vetëm fillimi i një ndryshimi të madh e të pakthyeshëm, se projekte të mëdha e transformuese e presin Shqipërinë dhe shqiptarët e në veçanti brezin e ri për të qënë gati në një ekonomi globale e cila po ndryshon çdo ditë./Opinion.al

Etiketa: e albaniaKarçanajshendetesia


Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Musk mbron vendimin për shkarkimin e rreth 50% të fuqisë punëtore në kompaninë Twitter

Bie Twitter/ Ndërprerje pasi Musk ankohet se platforma është "e brishtë"

14 maji/ Tre propozimet e Alibeajt për PD dhe kandidatët e primareve

14 maji/ Tre propozimet e Alibeajt për PD dhe kandidatët e primareve

Alibeaj: Të heqim të gjithë urrejtjen apo sinjale e përçarjes në PD

Alibeaj: Të heqim të gjithë urrejtjen apo sinjale e përçarjes në PD
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com