Deputetja demokrate, Jorida Tabaku është shprehur se 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe pa shkollë, duke shtuar se është një shifër alarmante prej 25%, që dëshmon “dështimin e politikave qeveritare për të rinjtë”.
Sipas saj, të rinjtë shqiptarë po braktisin arsimin, jo sepse nuk duan të mësojnë, por sepse nuk kanë shpresë.
“Çmimet e qirave janë rritur, shërbimet publike janë bërë të papërballueshme dhe fundi i muajit është një betejë më vete për ta. Një i ri nuk mund të blejë një shtëpi, ndërsa 50.000 çifte të reja nuk kanë mundësi të kenë një banesë të tyrën,” u shpreh Tabaku.
Tabaku: 1 në 4 të rinj shqiptarë, nga mosha 15 deri në 30 vjeç, është pa punë dhe pa shkollë.
Një shifër alarmante: 25%!
Sot, të rinjtë shqiptarë po braktisin arsimin, jo sepse nuk kanë ambicie, por sepse kanë halle të tjera. Çmimet e qirave janë rritur ndjeshëm, shërbimet publike janë bërë të papërballueshme dhe përfundimi i muajit është një sfidë më vete.
Një i ri sot nuk ka mundësi të blejë një banesë. 50.000 çifte të reja janë në pamundësi për të pasur një shtëpi të tyrën. Këto janë problemet reale të rinisë shqiptare!
Por ndërkohë, ekziston edhe një tjetër realitet: të rinj që, në vend që të luftojnë për një të ardhme më të mirë, zgjedhin të thurin lavde shefit dhe përfundojnë në poste të larta, pa asnjë meritë, por vetëm falë lidhjeve dhe miqësive me përfaqësues të Partisë Socialiste.
A është kjo e drejtë?
A është ky modeli që duam të ndërtojmë për rininë shqiptare?