Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat e FMN: Shtetet e varfëra dhe të pasura, ja ku renditet Shqipëria

2017/11/22 at 10:04 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifrat e FMN: Shtetet e varfëra dhe të pasura, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria renditet e 105-a në botë nga 189 shtete, përsa i përket të ardhurave për frymë në vitin 2017, sipas shifrave të fundit që janë përditësuar në sistemin e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe janë përpunuar nga Monitor. Ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë. Vendi ynë lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina.

Maqedonia është në vendin e 96, me 5500 dollarë për frymë, Serbia në vendin e 94, me 5600 dollarë. Më mirë është Mali i Zi, në vend të 84 (7071 dollarë për frymë).

Parashikimet e FMN-së janë që deri në vitin 2022, të ardhurat për frymë të çdo shqiptari të arrijnë në 6000 dollarë, duke u përmirësuar lehtë në renditje, për të zbritur në vendin e 100.

Por, e kaluara tregon që Shqipëria nuk ka arritur të ecë më shpejt sesa vendet e tjera në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, përkundrazi është përkeqësuar. Në vitin 2006 Shqipëria kishte të ardhura për frymë prej rreth 3000 dollarë, por renditej një pozicion më mirë, pra në vendin e 104.

Sa më shpejt që të rritet ekonomia e një shteti të varfër, në krahasim me vendet e zhvilluara, në atë që njihet si proces i konvergjencës, aq më shumë zvogëlohet pabarazia në të ardhura. Por, në Shqipëri ky proces duket se ka ndalur. Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka mbetur në mesataren e 30% të BE-së, ndryshe nga fqinjët që e kanë përmirësuar këtë tregues. Madje në vitin 2016, Shqipëria ia kaloi dhe Bosnjë Hercegovina, të arhdurta e të cilës ishin sa 31% e mesatares së BE-së.

Për krahasim, të ardhurat e Maqedonisë në vitin 2016 ishin sa 38% e mesatares së BE-së, nga 34% në 2012-n. Serbia ka të arhdura mesatare sa 36% e mesatares së BE-së, sipas Eurostat.

Banka Botërore, në raportin e saj të rregullt rajonal, publikuar së fundmi tha se me ritmet aktuale të rritjes, Shqipërisë do t’i duhen 60 vite për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.

Edhe sipas renditjes së fuqisë blerëse, Shqipëria është në vendin e 98 në botë, po sipas shifrave të FMN-së, sërish ndër më të fundit në Europë.

Shtetet më të pasura të botës

Shteti me të ardhurat për frymë më të lartat në botë në vitin 2017 ishte Luksemburgu me 90 mijë dollarë për frymë, i ndjekur nga Norvegjia me 74 mijë dollarë, Katari me 69 mijë dollarë dhe Zvicra me 58 mijë dollarë.

Në fund të tabelës renditen shtete si Afganistani, Gambia, Liberia, Nigeri, Sudani, që kanë të ardhura për frymë më pak se 500 dollarë në vit. /Monitor

Etiketa: FMNshifrashqiperiavarferi

Ju sugjerojmë

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Kryesore

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi

21 Shtator, 2023 10:47 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
-U tha në Opinion

“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion

21 Shtator, 2023 10:47 pm
Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

21 Shtator, 2023 10:20 pm
Presidenti Begaj në OKB:  Njiheni pavarësinë e Kosovës
Aktualitet

Presidenti Begaj në OKB:  Njiheni pavarësinë e Kosovës

21 Shtator, 2023 10:02 pm
Bardhi tregon se kë zgjedh mes SHBA-së dhe Berishës
-U tha në Opinion

Bardhi tregon se kë zgjedh mes SHBA-së dhe Berishës

21 Shtator, 2023 9:54 pm
Bardhi për Bashën: Kemi pasur raport të afërt, tani ai në rrugë të vet, unë timen
-U tha në Opinion

Bardhi për Bashën: Kemi pasur raport të afërt, tani ai në rrugë të vet, unë timen

21 Shtator, 2023 9:47 pm
Berisha doli më i fortë nga përplasja në PD? Bardhi: Është plotësisht e vërtetë
-U tha në Opinion

Berisha doli më i fortë nga përplasja në PD? Bardhi: Është plotësisht e vërtetë

21 Shtator, 2023 9:45 pm
Bardhi: Nuk kandidojë më për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD
-U tha në Opinion

Bardhi: Nuk kandidojë më për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD

21 Shtator, 2023 9:37 pm
Rama dhe Yuri Kim ritakohen në SHBA
Aktualitet

Rama dhe Yuri Kim ritakohen në SHBA

21 Shtator, 2023 9:15 pm
EMRAT/ Mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, 40 deputetë konfirmojnë pjesëmarrjen
-U tha në Opinion

Berisha tha se është Noka, Bardhi: Sekretari i Përgjithshëm i PD jam unë

21 Shtator, 2023 9:11 pm
Para
Shkëmbim zjarri mes ushtrive/ Publikohet momenti i dezertimit të ushtarit nga Korea e Veriut

Shkëmbim zjarri mes ushtrive/ Publikohet momenti i dezertimit të ushtarit nga Korea e Veriut

RD: Qeveria na mbylli llogarinë bankare, presion si kurrë më parë

RD: Qeveria na mbylli llogarinë bankare, presion si kurrë më parë

Çfarë po ndodh me projektin e shumëpritur mes Ledrit dhe Noizyt?

Çfarë po ndodh me projektin e shumëpritur mes Ledrit dhe Noizyt?

TE FUNDIT

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
21 Shtator, 2023

Adriatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” për lëvizjen e tij politike “Shqipëria Bëhet”, e cila sipas tij, synon demokratizimin...

Lexo më shumë

“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion

“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
21 Shtator, 2023

Në krye të nismës “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj është shprehur se nuk ka krijuar një parti politike, por një lëvizje....

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët
21 Shtator, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kishës së...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj në OKB:  Njiheni pavarësinë e Kosovës

Presidenti Begaj në OKB:  Njiheni pavarësinë e Kosovës
21 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mbajti sot fjalën e tij në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com