Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat alarmante për Shqipërinë/ Prodhojmë hashash dhe përdorim kokainë

2017/07/19 at 9:54 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikohen emrat e tre të arrestuarve me kokainë në Tiranë

Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, sipas një harte interaktive të Zyrës për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), në kuadër të Raportit Vjetor të Drogave 2017.


Sipas hartës, për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15.64 vjeç. Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC .

Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar (Skocia 2.34%, Anglia dhe Uellsi 2.25%. Spanja është e treta në Europë, me prevalencë 2.2%.

Nga shtetet e tjera në botë ka një përdorim të lartë të kokainës në Australi (2.1%), Uruguai (1.8%), Kili (1.73%). Interesant është që Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët prej 0.7%.

Për përdoruesit e hashashit, Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 (të dhënat po të vitit 2014), që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%.

Shqipëria ka një përdorim të ulët të amfetaminës (0.1%), ku niveli më i lartë në rajon konstatohet në Bullgari dhe Kroaci (përkatësisht 0.65% dhe 1%), ndërsa rekordin në Europë e mbajnë Holanda dhe Gjermania, me përkatësisht 1.3 dhe 1.1%.

Ekstazi gjithashtu përdoret më pak në Shqipëri (0.2%) në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si Bullgari (1.2%) Mal i Zi (0.9%), Bosnjë (0.5%).

Raporti vlerëson se një total prej 246 milionë njerëz, ose 1 në 20 persona mes moshave 15 dhe 64 vjeç, ka përdorur një drogë të paligjshme gjatë vitit 2013. Kjo shënon një rritje prej 3 milionë gjatë vitit të kaluar, por, për shkak të rritjes në popullsinë botërore, norma e përdorimit të drogave ilegale në fakt ka mbetur e qëndrueshme.

Madhësia e problemit të drogës në botë bëhet më e dukshme, kur më shumë se 1 nga 10 përdorues të drogës është problematik, që vuan nga çrregullime të përdorimit të drogës apo varësi ndaj saj. Me fjalë të tjera, rreth 27 milionë njerëz, ose pothuajse e gjithë popullsia e një vendi të madhësisë së Malajzisë, kanë probleme me përdorimin e drogës. Pothuajse gjysma (12.2 milionë) nga ata që janë përdorues kanë injektuar drogë, dhe vlerësohet se 1.65 milionë prej atyre që injektojnë drogë kishin HIV në vitin 2013.

Kjo përbën një barrë të rëndë mbi sistemet shëndetësore publike në drejtim të parandalimit, trajtimit dhe kujdesit të çrregullimeve të përdoruesve të drogës dhe pasojave të tyre shëndetësore. Vetëm një në çdo gjashtë përdoruesve të drogës ka akses në trajtim, pasi shumë vende kanë një mungesë të madhe në ofrimin e shërbimeve. Numri vjetor i vdekjeve të lidhura me drogën (vlerësuar në 187.100 në vitin 2013) ka mbetur relativisht i pandryshuar. Një numër i papranueshëm i përdoruesve të drogës vazhdojnë të humbasin para kohe jetën e tyre, shpesh si rezultat i një mbidozë, edhe pse vdekjet e lidhura me overdozën janë të parandalueshme., shkruan Monitor.

Alarmi, në Shqipëri drogat po i përdorin të rinjtë
Në “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017, publikuar në 23 qershor, Sipas publikimit, të ndarë të pesë kapituj të zgjeruar, Shqipëria, si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Shqipëria përmendet jo vetëm për trafikimin, por edhe për prodhimin. “Burimet kryesore të barit të kanabisit në Europë janë brenda rajonit, veçanërisht Holanda dhe Shqipëria, megjithëse Europol ka identifikuar Çekinë si një nyje të rëndësishme shpërndarjeje për barin e kanabisit të trafikuar në shtetet fqinjë”, thuhet në këtë kapitull.

Shqipëria është gjithashtu pika e parë e shpërndarjes edhe për barin e kanabisit që vjen nga Afganistani.

Krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Në kapitullin “Analiza e tregut të drogave sintetike- stimulantët e tipit amfetaminë, substancat e reja psikoaktive”, kur flitet për përdorimin e substancave të reja psikoaktive, raportohet se djemtë shqiptarë, më shumë se vajzat kanë raportuar përdorimin e tyre. /Monitor

Etiketa: drogerakokainaraportshqiperiUNODC


Ju sugjerojmë

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
Rajoni

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

25 Janar, 2026 10:57 pm
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Para
Darka mbi kullën Eiffel, ja çmimi i kripur që paguan presidentët

Darka mbi kullën Eiffel, ja çmimi i kripur që paguan presidentët

Tragjedia e Portonovës/ Bashkëshorti i Manuelës rrëfen ngjarjen: Më mori vajza e mitur “s’po gjejmë mamin dhe Xhesin”

Tragjedia e Portonovës/ Bashkëshorti i Manuelës rrëfen ngjarjen: Më mori vajza e mitur "s'po gjejmë mamin dhe Xhesin"

I çoi hashash djalit në burg, arrestohet gruaja 46 vjeçe

I çoi hashash djalit në burg, arrestohet gruaja 46 vjeçe
















TE FUNDIT

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
25 Janar, 2026

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut. Do të...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
25 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy...

Lexo më shumë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com