Bota

Shifra të frikshme nga SHBA, pandemia shkakton rënie historike në ekonomi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 02/04/20 |
Al Do

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjetojnë përhapjen më të madhe të koronavirusit që prej shpërthimit të pandemisë në fund të dhjetorit.

Vendi ka mbi 200 mijë të prekur, rreth 20% të të gjithë rasteve të konfirmuara në botë dhe mbi 5 mijë të vdekur.

Por përvec krizës humanitare SHBA është në prag të përjetimit të rënieve më të mëdha ekonomike në histori.

Prodhimi i brendshëm bruto pritet të ulet me 34% në tremujorin e dytë në SHBA sipas një raporti të Goldman Sachs. Kjo është një shifër e paprecedentë në historinë e vendit. Ndërsa një tjetër ulje e frikshme do të regjistrohet në treguesit Doë Jones. Në tremujorin e dytë indeksi do të ulet 21.8%, humbja më e madhe që prej nga viti 1987.

Dramatike paraqitet situata edhe sa i përket punësimit. Sipas analistëve në fund të vitit ajo do të rritet me 15% në SHBA. Aktiviteti prodhues në disa zona që përbëjnë zemrën prodhuese të Shteteve të Bashkuara, si Çikago, ka rënë me 40 pikë.

Raporti i fundit i fundit i Standard and Poor’s ka parashikuar se ekonomia globale për efekt të virusit do të rritet vetëm me 0.4%, praktikisht duke shënuar një stanjacion global. /Opinion.al

Pas