Dhuna në familje është një problem i vazhdueshëm në shoqërinë shqiptare. Që ne vitin 2013 janë regjistruar dhe ndjekur 1,059 raste të dhunës në familje nga autoritetet përgjegjëse, anëtarë të mekanizmit të reagimit të koordinuar të komunitetit. Të dhënat zyrtare janë bërë publike nga Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri (UNDP), e cila në bashkëpunim me Ministrine e Mirëqenies Sociale dhe Rinise kanë krijuar nje sistem online për te ndjekur rastet e dhunës në familje në të gjithë vendin. Ky sistem ka treguar që është një instrument i rëndësishëm për të monitoruar nga afër zbatimin e legjislacionit kundër dhunës me bazë gjinore.