Një operacion antidroge i policisë së shtetit, ditën e sotme në fshatin Rremull të Matit, ka zbuluar një banesë që përdorej si bazë e përpunimit të kanabisit.
Banesa ishte në përdorim të shtetasit SH.L. i cili është shpallur në kërkim.
Në këtë banesë janë gjetur plot 3 tonë e 132 kg kanabis i thatë, gati për t’u shitur.
Gjithashtu, janë zbuluar edhe 13 mijë bimë kanabisi të ndara në parcela.
Policia vazhdon aksionin për kapjen e autorëve.