Bota

Shifra rekord të njerëzve që do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 01/12/22 |
Opi Nion

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët kanë parashikuar se 339 milionë njerëz në 68 vende do të kenë nevojë për ndihma humanitare vitin e ardhshëm.

Sipas Reuters, këto shifra përfaqësojnë më shumë se 4% të njerëzve në planet.

“Nevojat për ndihmë humanitare janë shumë të larta, pasi ngjarjet ekstreme të këtij viti do lenë gjurmë në vitin 2023,” tha Koordinatori i Ndihmës Emergjente i OKB-së, Martin Griffiths, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe thatësirën në Bririn e Afrikës.

Mbi 100 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi konflikti në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike nxisin një krizë zhvendosjeje.

Ndërkohë, nëntë muaj luftë midis Rusisë dhe Ukrainës kanë ndërprerë eksportet e ushqimit dhe rreth 45 milionë njerëz në 37 vende aktualisht po përballen me urinë, thuhet në raport.

Ndryshimet klimatike, nevojat shëndetësore dhe pabarazia gjinore janë duke e rënduar edhe më shumë situatën, ka thënë OKB./Opinion.al

Pas