Bota

Shifra rekord, Britania raporton mbi 53 mijë të infektuar me COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 29/12/20 |
Semiljana Azizi

Për të dytën ditë radhazi Mbretëria e Bashkuar, ka raportuar një numër të lartë rastesh të infektuar me COVID-19.

Raportohet se ditën e sotme janë  regjistruar 53,135 raste të reja me Covid, si dhe 414 viktima të tjera.

Sipas një shefit të Shendetësisë, të cituar nga BBC, kjo rritje është shqetësuese në ekstrem.

Sekretari i Shëndetësisë është shprehur në një komunikim se shërbimi shëndetësor anglez po përballej me “presione të papara”.

Kujtojmë që para disa ditësh vetë Sekretari i Shëndetësisë,  Matt Hancock ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”: “Ne duhet t’i japim fund këtij virusi për të mbrojtur NHS tonë dhe për të shpëtuar jetë derisa vaksina të na mbajë të sigurt”.

Ndërkaq, bëhet me dije se spitalet në Angli dhe Uells tani po trajtojnë më shumë pacientë me Covid sesa në kulmin e valës së parë në Prill./Opinion.al

Pas