Deputetja e PD-së, Jordia Tabaku, deklaroi se qeveria e Edi Ramës e ka dhënë 30 vite me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
Koncensionari pritet të mbledhë 420 milion euro nga kjo kontratë për qeverinë.
Sipas Tabakut, nëse nuk mblidhet kjo shumë, do të jetë qeveria ajo që do të paguajë koncensionarin.
“Faciliteti për zonën do të jetë vetëm 30 makina në ditë, me abone” – shtoi Tabaku në deklaratën për News 24.
Deputetja u shpreh se tarifa e vendosur është e lartë dhe rrit ndjeshëm koston e transportit.