Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifra dhe fakte/ Rinasi kthehet në makth për shqiptarët, jo vetëm bileta të shtrenja por dhe vonesa në fluturime që shkojnë deri në 5 orë

2018/08/06 at 9:28 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
FotoLajm/ Radhë të gjata në “Rinas”, ja çfarë ndodhi dje në aeroport

Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroport. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Nuk kanë qenë të pakta as anulimet e fluturimeve, duke prishur planet e udhëtimeve apo pushimeve të dhjetëra pasagjerëve.


Autoriteti i Aviacioniit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017. Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata (5 orë e gjysëm) dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.

Nga të dhënat që Autoriteti ka, rezulton se kompania më problematike në këtë muaj është “Blue Panorama”, me itinerare qytete të ndryshme të Italisë. Kompania “Blue Panorama”, numëron 26 vonesa mbi 2 orë, duke prekur një numër të madh pasagjerësh. Iinteresit të vazhdueshëm të Autoritetit, kompania i është përgjigjur se ka probleme operacionale. Ndërsa vihet re një përmirësim i dukshëm i performancës nga disa kompani të tjera, që në muajt e mëparshëm kishin regjistruar probleme me vonesa apo anulime të fluturimit.

Mund të ankoheni dhe të merrni kompensim

Si rrjedhojë e plotësimit të numrit të madh të formularëve nga pasagjerët është rritur numri i kompensimeve gjatë muajit korrik 2018, nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë që do të marrin rreth 250 euro kompensim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore.

Shifra pritet të rritet edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët, për shkak të vonesave të shënuara në muajin korrik. Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë, dhe nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur. Atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.

Pavarësisht vonesave, Blue Panorama kryeson tregun

Referuar të dhënave të paraqitura në grafikun e muajit Qershor, kompania ajrore “Blue Panorama” është mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2018, me 18% të totalit. Ndjekur nga “Albawings” me 12% të totalit, “Ernest s.p.a” me 10% të totalit dhe Alitalia me 9% të totalit mujor.

Nisur nga këto të dhëna, Autoriteti thekson se Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Qershor 2018, duke zënë 49% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%. Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti.

Nisur nga të dhënat mbi operatorët ajrorë, përsa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me kompaninë Wizz Air në muajin Qershor 2018 ka shënuar një rritje prej 281.00% e krahasuar me Majin e 2017, sikurse edhe kompania Albawings, e cila ka nje rritje prej 84.75% nga Qershori i vitit 2017- Qershor 2018. Kompania ajrore “Transavia” ka humbur treg, duke shënuar një rënie në numrin e pasagjerëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë me të në muajin Qershor 2018 me rreth -44% krahasuar me Qershorin e 2017.

Fluturimet me charter

Autoriteti ka dhënë informacion edhe për fluturimet me charter. Në Qershor të 2018 shifra shkon në 44.392 pasagjerë më shumë, krahasimisht me vitin 2017, ka pasur rritje nga viti 2016 në vitin 2017 duke shënuar një rritje të fluksit. Sipas të dhënave në tabelën më poshtë vemë re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve.

Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë Korriku dhe Gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme. Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rredhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.



Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

12 Nëntor, 2025 2:56 pm
Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

12 Nëntor, 2025 2:54 pm
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Para
Prokurori që u përplas me Llallën kalon me sukses Vetingun

Prokurori që u përplas me Llallën kalon me sukses Vetingun

VIDEO/ Aksident tragjik në Gjirokastër, kamioçina përplas 3 gra, dy humbin jetën

E përplas makina, fëmija 5 vjeç dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Shifra marramendëse/ Ja si është 10-fishuar kostoja për ndërtimin e autostradave në vend

Shifra marramendëse/ Ja si është 10-fishuar kostoja për ndërtimin e autostradave në vend
















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com