Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifra alarmante/Ndotja e ajrit ka rritur vdekshmërinë te shqiptarët.

2018/07/22 at 1:33 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifra alarmante/Ndotja e ajrit ka rritur vdekshmërinë te shqiptarët.

Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve. Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane përsa i përket nivelit të ndotjes së ajrit. Ekspertët thonë se nëse krahasohen dy njerëz të së njëjtës moshë, ai që jeton në zonë më të ndotur pëson zvogëlim të vëllimit të trurit dhe plakje të parakohshme te qelizave. Mjekja neurologe Aida Qoku pohon që kjo është e provuar shkencërisht.


“Kjo ka të bëjë me vdekjen qelizore dhe me neuroinflamacionin e shkaktuar nga ndotësit që gjenden në ajër. Kjo është e vërtetuar shkencërisht”, shprehet mjekja neurologe Aida Qoku.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit si nga grimcat e pluhurit PM10, ashtu edhe nga gazrat që çlirohen nga karburantet e automjeteve, ndikojnë negativisht në sistemin nervor të njeriut. Pasojat janë edhe më të rënda te fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin këtë ndotje me autizmin apo zhvillimin psikomotor të fëmijës.

“Dioksidet e azotit janë elementi kryesor i formimit të smogut fotokimik i cili në prani të temperaturës hyn në reaksion me grimca e përbërës kimikë dhe formon foto toksina të cilat dëmtojnë rëndë jo vetëm sistemin respirator, por edhe atë nervor. Në zonat e ndotura, vëllimi i trurit të njerëzve është më i vogël se ai i bashkëmoshatarëve të tyre që jetojnë në zonë të pastër.

Ndikimi i mjedisit mbi zhvillimin e fëmijës është me efekt të shpejtë dhe pasqyrohet në zhvillimin psikomotor”, shprehet eksperti i shëndetit publik në ISHP, Enver Roshi.

Mjekët thonë se niveli i lartë i ndotjes së ajrit lidhet me një sërë sëmundjesh degjenerative të trurit të cilat në vendin tonë jo vetëm që janë shtuar, por edhe kanë prekur mosha të reja. Të tilla janë skleroza e shumëfishtë, parkinsoni e të tjera.

“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ndotësve të ajrit, sidomos të grimcave PM10 dhe PM 2.5, me patologjitë neurologjike, siç janë aksidentet cerebro-vaskulare dhe sëmundjet degjenerative, si parkinsoni e demenca. Ndërkohë, është vënë re rritje e autizmit dhe skizofrenia, për shkak të ndotjes”, thekson mjekja Quko.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru, në mushkëri etj. ka rritur vdekshmërinë te shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë.

Alma Demiraj

Etiketa: ndotjashifra alarmanteshqiptaretvdekshmeria


Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Para
Gara e makinave të shqiptarëve në Itali përfundon në tragjedi

Gara e makinave të shqiptarëve në Itali përfundon në tragjedi

E rëndë në Velipojë/ Hyri për të shpëtuar të fejuarën, mbytet i riu

E rëndë në Velipojë/ Hyri për të shpëtuar të fejuarën, mbytet i riu

Ja cili është materiali që po ‘zë rrënjë’ e po mbizotëron në dizajn!

Ja cili është materiali që po 'zë rrënjë' e po mbizotëron në dizajn!
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com