Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifra alarmante/ Korrupsioni më i lartë i 10 viteve të fundit

2016/05/04 at 12:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifra alarmante/ Korrupsioni më i lartë i 10 viteve të fundit

Korrupsioni mbetet më i lartë se periudha 2007-2012 dhe se mesatarja e rajonit. Përkeqësohet pavarësia e medias, ndërsa përmirësohet vlerësimi i procesit zgjedhor…

Shqipëria rezultoi me një pikësim prej 4.14 për progresin demokratik në vitin 2016, duke mos shënuar ndryshim në raport me vitin e mëparshëm dhe duke qenë më ulët se në periudhën 2007-2011, kur ky tregues ishte poshtë nivelit 4.

Treguesi është publikuar nga Freedom House dhe renditja bazohet në një shkallë nga 1 në 7, ku 1 përfaqëson nivelin më të lartë të progresit demokratik dhe 7 më të ulëtin. Për Shqipërinë raporti është përgatitur nga Besfort Lamallari.

Në krahasim me vendet e tjera, Shqipëria pozicionohet më mirë se Kosova (5.07), Maqedonia (4.29) dhe Bosnja (4.5) dhe më dobët se Mali i Zi (3.93), Serbia (3.75), Bullgaria (3.25) dhe Rumania (3.46).

Progresi demokratik matet përmes ecurisë së nën-treguesve të qeverisjes kombëtare e lokale demokratike, procesit elektoral, shoqërisë civile, pavarësisë së medias, kuadrit ligjor e zbatimit të pavarur të tij dhe korrupsionit.

Vlerësimi i Procesit zgjedhor është përmirësuar nga 4.00 në 3.75 për shkak të uljes së toneve të fushatës, një dite të qetë e zgjedhjeve, si dhe të zgjidhjes së shpejtë të ankesave për parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale të qershorit, thuhet në raport.

Vlerësimi për pavarësinë e medias ka rënë nga 4.00 në 4.25 për shkak të kufizimeve editoriale dhe shkarkimin e gazetarëve hetues. Interesat private dhe politike vazhdojnë të dominojnë mediat, vlerëson raporti.

Treguesit e tjerë nuk kanë pësuar ndryshime në raport me vitin e mëparshëm (shih tabelën ).

Korrupsioni vijon të mbetet i lartë në nivelin e 5.25 (për periudhën 2013-2016) dhe më i madh se periudha 2007-2012, kur kishte pikësimin 5. Ky tregues është gjithashtu më i lartë se mesatarja e rajonit, prej 4.89 . Në rajon, korrupsioni më i ulët është në Serbi (4.25), ndërsa më i larti në Kosovë (6). Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Kosovës për nivelin e korrupsionit.

Raporti thekson se gjatë vitit 2015, “Shqipëria ka kaluar nëpër një sërë reformash dhe operacione të zbatimit të ligjit që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen e vendit më pranë Bashkimit Evropian (BE). Ndërsa reforma e vazhdueshme e drejtësisë dhe zbatimi rregullator konsiderohen me rëndësi kritike, disa politika fiskale dhe veprimet e lidhura me to kanë ngritur shqetësime në lidhje me ashpërsinë e tyre, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë. Vendi aspiron për të filluar bisedimet e pranimit me BE-në shumë shpejt, por procesi i integrimit do të ecë përpara, vetëm nëse Shqipëria bën përparim të prekshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. /Monitor

tabela-e-madhe

Ju sugjerojmë

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Para
Video/ E pabesueshme shikoni si duket fëmija kur lëviz në barkun e nënës

Video/ E pabesueshme shikoni si duket fëmija kur lëviz në barkun e nënës

Video/ Shqiptarët të paduruar, ngrihen në këmbë pa u ulur avioni

Video/ Shqiptarët të paduruar, ngrihen në këmbë pa u ulur avioni

Manjani: Ka gjyqtarë që punojnë si të ishin në ditën e fundit të punës

A është ftohur koalicioni PS-LSI? Ja çfarë thotë Manjani

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
29 Dhjetor, 2025

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com