Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka mbizotëruar në rajonin e Lezhës gjatë pasdites të së hënës, ka dëmtuar linjat elektrike në shume zona, e për pasoje ka sjellë mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra dhe në qytetin e Lezhës.
Punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
“Garantojmë qytetaret se angazhimi është maksimal dhe energjia elektrike do te rikthehet shumë shpejt në ato zona ku aktualisht mungon”, u zotua Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Vinçens Tuku.
PANORAMA