Imazhi i shenjtores shqiptare Nënë Tereza është shfaqur befasisht në një pemë në Britani. Fotoja është shkrepur nga Kevin McKevitt, i cili më pas e raportoi për “Daily Mail” imazhin të cilin e kishte befasuar.
Lajmi vjen në një kohë kur është mësuar se veshja e thjeshtë që mbante Nënë Tereza gjatë jetës së saj, është shpallur markë e mbrojtur.
Nënë Tereza mbante një sari të bardhë, me tre vija blu.
Murgeshat e Misionit të Bamirësisë vazhdojnë që ta mbajnë këtë veshje.
Por veshja e Nënë Terezës është shpallur markë e mbrojtur për të parandaluar përdorimin e pandershëm nga njerëz të ndryshëm për qëllime komerçiale.
Pamjet siç duken edhe në foto, janë të pabesueshme dhe ngjashmëria është e madhe.