Shumë njerëz zgjedhin t’i marrin brenda në makinë kafshët e tyre shtëpiake kur udhëtojnë, por një burrë në SHBA habiti të gjithë kur u pa të lëvizte me mjetin e tij, teksa në anën e pasagjerit mbante një dem gjigant.
Policia e Norfolk në Nebraska mori një telefonatë ku u raportua se një person po lëvizje në rrugë me një kafshë të madhe. “Menduam se do të ishte ndonjë viç i vogël, që mund të qëndronte në makinë”, tha Kapiteni i policisë Chad Reiman.
Shoferi u identifikua si Lee Meyer. Policët panë se ai kishte modifikuar makinën e tij, një veturë normale, duke e sharruar gjysmën e djathtë të saj, për t’i bërë vend mikut të tij me brirë të stërmëdha. Dera e pasagjerit ishte zëvendësuar me një barrierë metalike për të ruajtur demin.
Por pavarësisht zgjidhjes së pazakontë, Meyer u lejua të largohej për në shtëpinë e tij pa u gjobitur. “E ndaluam mjetin dhe i një paralajmërim”, tha Reiman.
View this post on Instagram