Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shet dyqanin në 2013-ën me dokumente, tatimet i bllokojnë pagën

2025/02/21 at 9:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shet dyqanin në 2013-ën me dokumente, tatimet i bllokojnë pagën

Edmond Grëmi, një banues në Tiranë, tregon se gruas së tij i kanë bllokuar pagën sepse tatim-taksat e Bashkisë së kryeqytetit thonë se nuk ka shlyer detyrimet e dyqanit të shitur me dokumente të rregullta, që në vitin 2013.


“Unë quhem Edmond Grëmi i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse gruas sime i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare me pretendimin se ajo ka pasur një dyqan të cilin e kemi shitur në vitin 2013 dhe nuk e kemi mbajtur më shumë se 3 apo 4 muaj. E kemi shitur dhe i ka kaluar blerësit. Dyqani ka qenë në bulevardin “Bajram Curri” një bodrum me jo më shumë se 20 metra katrorë. Prej 20 e ca vitesh ai sot shërben si dyqan. Dhe tani më del fatura sikur gruaja ime është debitore. Shuma e llogarisë është rreth 1660 euro. Nuk është puna se është bllokuar në një bankë, është bllokuar në të gjitha bankat”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” Edmond Grëmi.

Edmondi tregon se ka bërë ankesë, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

“Shkoj në shtëpi marr dokumentet që kam shitur pronën dhe vij direkt këtu. Më thanë që kjo pronë hyn në taksat prej 1660 mijë lekësh të vjetra. U thashë që e kam shitur pronën, bëra aplikimin dhe më thanë që e shumta nesër do të vijë menaxhuesi. Zotëria erdhi, ditën tjetër më datën 14 Janar është vërtetuar që nuk është prona ime. Inspektorët vërtetuan që kjo pronë nuk figuron më në emrin e bashkëshortes sime, por të një personi tjetër”, shton më tej denoncuesi.

Pas një komunikimi me qytetarin, inspektori Andi Sauku thotë se ka mbajtur procesverbal për rastin, megjithatë nuk jep një përgjigje për shtyrjen e afatit.

Qytetari: Alo të përshëndes si kalove?

Andi Sauku, inspektor: Mirë, faleminderit! 

Qytetari: Unë jam Endmondi, burri i Floreshës. Çfarë u bë me ato dokumentet?

Andi Sauku, inspektor: Po çfarë të tha specialisti? A e ka çuar për firmë?

Qytetari: Po ti më ke thënë që i kam çuar dokumentet që në datën 14 se në datën 13 të kam marrë në telefon dhe më ke thënë që po i ke gati. Më the që i bëra dokumentet, tani të lutem çfarë u bë me dokumentet?

Andi Sauku, inspektor: Të pyes! Unë e kam mbajtur procesverbalin, o Edmond. Kalon në protokoll, ja të pyes.

Pas interesimit të emisionit “Stop”, Andi Sauku, shpjegon se ka kryer verifikimet dhe paga do të zhbllokohet.

“Unë jam Andi Sauku inspektori i tarifave dhe taksave vendore të Bashkisë Tiranë, sa i përket zonës ku zotëria ka pronën dhe është një subjekt që normalisht unë duhet ta kontrolloj dhe ta verifikoj. Bëj verifikimin në terren për gjendjen faktike të pronës që është bazuar në dokumentacion dhe që është shitur nga bashkëshortja e zotërisë dhe ka kaluar në emrin e shitësit, por do bëj dhe verifikimin në terren për subjektin që ushtron aktivitetin që vazhdonte shitës me artikuj të ndryshëm. Vazhdon i njëjtë, e shprehëm me një proces verbal që në këtë pronë që është shitur nga Floresha Grëmi është kaluar në subjektin blerës, që ushtron aktivitet dhe e dorëzoj në strukturën, hallkat përkatëse të drejtorisë. Në pikën aktuale që unë fola dhe mora informacion akt-vlerësimi i bërë në lidhje me këtë pronë sapo është bë në sistem dhe për pak do të bëhet dhe zhbllokimi i llogarive nga drejtoria”, tha inspektori.

Nuk vonuan shumë dhe lajme të mira erdhën, qytetarët tashmë kanë të zhbllokuar llogaritë e tyre në bankë.

Edmond Grëmi, denoncues: Faleminderit shumë! Unë, me një SMS, që ju kam dërguar juve, ju m’u gjendët pranë te Drejtoria e Taksave të Tiranës, e cila kishte vënë një gjobë, të cilën unë nuk  e kisha. Falënderoj shumë emisionin “Stop”, komplet stafin tuaj të mrekullueshëm, z.Saimir Kodra dhe Gentian Zenelajn, pasi unë sot e mora vërtetimin brenda 12 orësh nga njoftimi me ju!  Shkova në bankë e vërtetova dhe bëra edhe tërheqjen. Faleminderit që e mbyllët këtë hallin tim brenda 12 orësh!



Ju sugjerojmë

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
Bota

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

3 Qershor, 2025 4:48 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
A e zbulon Inteligjenca Artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

A e zbulon Inteligjenca Artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

“Në dhomë me 2 vajza…”, detaje tronditëse për vdekjen e Liam Payne

“Në dhomë me 2 vajza…”, detaje tronditëse për vdekjen e Liam Payne

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 22 shkurt 2025
















TE FUNDIT

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
3 Qershor, 2025

Lidhur me sulmin me armë zjarri të bërë ndaj Shërbimit Informativ të Greqisë, ngjarje e ndodhur më 27 maj 2025,...

Lexo më shumë

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
3 Qershor, 2025

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se “Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj”...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
3 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani”...

Lexo më shumë

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
3 Qershor, 2025

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com