Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sheshi hapet në qershor, mbillen dy mijë drurë frutorë mes tyre dhe fiq

2017/03/05 at 11:55 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sheshi hapet në qershor, mbillen dy mijë drurë frutorë mes tyre dhe fiq

“Teksa po merr formën finale po mbjellim pemë të rritura në gjithë perimetrin. 35 000 lule, 5 000 shkurre dhe 2 000 pemë dekorative dhe frutore. Pisha, magnolia, bli, ullinj, limona…edhe fiq sigurisht ???”

Me fillimin e procesit të mbjelljes së pemëve dhe shtrimit të gurëve, punimet për Sheshin “Skënderbej” janë në fazën e fundit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi projektin dhe theksoi se ashtu sikurse është premtuar, sheshi do të hapet për publikun në qershor.

“Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ‘Skënderbej’, i cili do të hapet në qershor. Për të gjithë ata që kishin dyshime se sheshi do të ishte vetëm një hapësirë e madhe me pllaka, sot në fakt po provojmë të kundërtën; do të jetë ashtu siç e kërkuan qytetarët: gjysma e hapësirës, pra pjesa qendrore, me gurë, ku do të organizohen aktivitete, koncerte, panaire të ndryshme, kurse gjysma tjetër me bimësi”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në total do të mbillen dy mijë drurë frutorë, si dhe bimësi tjetër për të gjelbëruar të gjithë zonën.

“Kemi filluar mbjelljen e drurëve frutorë dhe dekorativë, gjithsej dy mijë pemë; do të mbillen edhe rreth 5 mijë shkurre me nivele të ndryshme, për t’i dhënë sheshit një peizazh me disa kate. Fillimisht kemi nisur mbjelljet në hapësirën përreth Muzeut Kombëtar, e mandej do të vijojmë përreth godinave të tjera, teksa përfundojmë parkingun nëntokësor dhe elementët e tjerë”, u shpreh ai.

Në ndryshim nga vitet e tjera, ku pemët që mbilleshin donin disa vite të rriteshin, ato tashmë mbillen të gatshme për të konturuar gjelbërimin e sheshit “Skënderbej”.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë nga 11 lulishte të ndryshme, veshje me gurë dekorativë e natyralë nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

Etiketa: hapet ne qershormbillen peme frutoresheshi

Ju sugjerojmë

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO

27 Qershor, 2025 10:44 am
Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që…
Bota

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që…

27 Qershor, 2025 10:43 am
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK
Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

27 Qershor, 2025 10:34 am
Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…
Aktualitet

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

27 Qershor, 2025 10:32 am
Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)
Aktualitet

Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)

27 Qershor, 2025 10:21 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kriza politike në Kosovë, sot shënohet përpjekja e 38 për konstituimin e Kuvendit

27 Qershor, 2025 10:18 am
A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?
Bota

A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?

27 Qershor, 2025 9:55 am
I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari
Aktualitet

I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari

27 Qershor, 2025 9:46 am
Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone
Aktualitet

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

27 Qershor, 2025 9:31 am
Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha/ Shumë prej tyre, me origjinë emigrantësh
Bota

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha/ Shumë prej tyre, me origjinë emigrantësh

27 Qershor, 2025 9:27 am
Para
Basha: Rama ka braktisur fermerët, parat i ka shpenzuar për bileta avionësh

Basha: Rama ka braktisur fermerët, parat i ka shpenzuar për bileta avionësh

Ky është turp i paparë/ A po e kërcënon Mesila Doda minstren Kumbaro?

Ky është turp i paparë/ A po e kërcënon Mesila Doda minstren Kumbaro?

Berisha: Zbulohet vjedhja prej 60 milionë dollarë në dogana, Arben Ahmetaj presion për të mbyllur skandalin

Berisha: Zbulohet vjedhja prej 60 milionë dollarë në dogana, Arben Ahmetaj presion për të mbyllur skandalin

TE FUNDIT

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO
27 Qershor, 2025

Ish-Prokurori i Durrësit dhe njëkohësisht deputeti i PD-së i këtij qarku, Arjan Ndoj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet...

Lexo më shumë

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që…

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që…
27 Qershor, 2025

Qeveria e Friedrich Merz u ka dërguar një mesazh të qartë kujtdo që mendon të jetojë në Gjermani: mos e...

Lexo më shumë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK
27 Qershor, 2025

Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk dihen ende arsyet se përse deputeti i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…
27 Qershor, 2025

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor). Sipas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com