Lideri i SRS-së ,Vojisllav Sheshel, thotë se angazhohet për një reagim të shpejtë ndaj çfarëdo kërcënimi për sigurinë e serbëve në Kosovë, por me mençuri do të priste për momentin e duhur.
Nikoliq reagoi në mënyrë propaganduese, paralajmëroi për të gjitha paraprakisht duke bërë bujë. Po të sulmoheshin serbët, do të duhej reaguar menjëherë dhe ashpër, dhe tani nuk ka nevojë për të sjellë tension shtesë, transmeton zeri.info “ .
Deklarata e Nikoliqit erdhi në momentin e gabuar dhe aspak nuk ishte e zgjuar. Unë do të prisja për një shtendosje në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës dhe do të insistoja që ushtria ruse të kthehet në Kosovë”, tha Sheshel.
Në deklarimin e Nikoliqit se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë nëse është e nevojshme, lideri i SRS thotë se ai nuk do t’i bëjë atij shoqëri. “Pasi që unë në atë kohë do të bëhem kreu i shtetit dhe komandant suprem, Nikoliqit do t’i besoj udhëheqjen e një njësie çetnike vullnetarësh. Si një komandant unë nuk mund të baltosem nëpër istikame” – deklaroi Sheshel.