Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri pas humbjes, drejtori i Korabit godet mbrojtësin, Sheta: “Do e çoj në burg”

2017/02/20 at 2:25 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri pas humbjes, drejtori i Korabit godet mbrojtësin, Sheta: “Do e çoj në burg”

Humbja ndaj Vllaznisë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit të Korabit, duke qenë se pas kësaj disfate shanset që skuadra e tyre të mbijetojë në Superiore janë të pakta. Në një situatë të tillë, drejtori i klubit, Fehmi Mëziu, në përfundim të ndeshjes ka pasur një përplasje fizike me mbrojtësin Arjan Sheta.


Ky i fundit ka pasur një mosmarrëveshje me Çelën, në momentin e pësimit të golit të parë dhe, me sa duket, Mëziu nuk e ka konsideruar si të tillë. Në pushimin e ndeshjes, ai ka debatuar ashpër me dy lojtarët, megjithatë ata kanë vazhduar sfidën edhe pjesën e dytë. Pas përfundimit të ndeshjes, kur Sheta ka dalë nga dushet, Mëziu e ka qëlluar me pëllëmbë dhe mes tyre kanë nisur ofendimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e të pranishmeve që sherri të mos vazhdonte edhe më tej.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Sheta ka zbardhur edhe atë që ka ndodhur duke bërë me dije se ka bërë denoncimin në polici për rastin konkret dhe nuk ka në plane që të tërhiqet.

Sheta-Korabi-470x327

Arjan, keni pasur një përplasje fizike me drejtorin Mëziu në përfundim të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Çfarë ka ndodhur realisht?

Më vjen keq që ndodhi ashtu, pasi nuk e prisja një sjellje të atillë.

Përse vajti situata deri në një konflikt fizik mes jush?

Ai (Mëziu) e çoi punën aty, nuk e kam çuar unë. Ai, si i pabesë që është, duke folur jo çfarë the ti, çfarë thashë unë. Nuk ma priste mendja që do të reagonte ashtu, pasi debatuam në fund të pjesës së parë. Unë sa kisha dalë nga dushi dhe po fshija kokën më bëri pabesi, ashtu siç është si njeri. Më gjuajti një pëllëmbë dhe për atë pëllëmbë do të shkojë në burg ai. Unë kam një libër për të folur për atë, por nuk dua të flas më shumë tani.

Do të vazhdoni të qëndroni te skuadra e Korabit edhe pas kësaj ngjarjeje?

Normale që po. Ai (Mëziu) do të largohet nga aty, ai është dështaku jo unë. Në qoftë se ka bërë të këqija aty në Dibër, i ka bërë ai dhe jo unë. Ai do të tregohet më i zgjuar. Por, gjithsesi, unë kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund, edhe me anën ligjore.

Do të bëni denoncim?

Denoncimin për atë që ndodhi e kam bërë unë në polici. Ai do të japë shpjegim për këtë gjë. Do ta zgjidh unë edhe me forma të tjera, si të vijë momenti. Unë kam 20 vjet që merrem me futboll dhe nuk ma përdhos dot emrin një barbon si puna e Fehmi Mëziut./Panoramasport

 

Etiketa: Arjan ShetaFehmi Mëziugodet


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Para
Foto/ Aksident fatal në Gjirokastër, vdes 24 vjeçari, dy plagosen

Foto/ Aksident fatal në Gjirokastër, vdes 24 vjeçari, dy plagosen

Si t’i mbijetojmë epokës Trump

Si t’i mbijetojmë epokës Trump

Temperaturat nën 0 këtë javë

Moti këtë javë me surpriza, të premten "vjen pranvera"
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
3 Dhjetor, 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Dhjetor, 2025

DASHI Kjo është një periudhë shumë e favorshme, veçanërisht për ata që përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur. Një...

Lexo më shumë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com