Kronikë

Sherri pas drekës, arrestohet autori i vrasjes së shoferit në Gjirokastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:03 - 06/08/20 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së Gëzim Saraçit, shofer i një kamionçine që u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në Gjirokastër.

Mësohet se në pranga ka rënë Mihal Thimjo, 33-vjeç nga fshati Derviçan në Gjirokastër, i shpallur në kërkim nga policia që prej pasdites së djeshme. Ai është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e djeshme kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.

Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar përplasjen fizike mes tyre. 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë. Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Ndërkohë, Policiae sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. /Opinion.al

Pas