Sport

Sherri në ndeshjen Milan-Lacio, pezullohet Igli Tare


               Publikuar në : 14:19 - 16/04/19 |
b.f

Konfliktet mes lojtarëve të Milanit dhe të Lacios në fund të ndeshjes, u kanë kushtuar xhepave të disa prej protagonistëve.

Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit ka gjobitur me nga 10 mijë euro lojtarët Bertolacci, Kessie, Musacchio, Luiz Filipe dhe Patric. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe trajneri i kryeqytetasve Simone Inzaghi, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare është pezulluar nga aktivitetet sportive për dy javë, deri më 30 prill.

Kjo do të thotë se Tare nuk do të ketë të drejtën të hyjë në dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjeve, të mos marrë pjesë në aktivitetet e federatës si edhe të mos ushtrojë normalisht funksionin e tij./Opinion.al

Pas