Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri në Hamallaj, pjesëtarë të familjes Kaçi: Nikollajt thanë “do lahet me gjak vendi”

2023/07/31 at 9:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherri në Hamallaj, pjesëtarë të familjes Kaçi: Nikollajt thanë “do lahet me gjak vendi”

Pas sherrit të dhunshëm të ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe Kaçi, këta të fundit kanë folur për mediat.

Në një intervistë për News 24, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familjes Nikolla ka treguar motivin e konfliktin dhe atë ç’ka ndodhi të dielën.

Ai tha se me Nikollajt janë të afërm dhe se shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, është bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla.

Sipas tij familja Nikolla dhe pse ka një rrugë para banesës, po kërkon të përdorë rrugën tjetër që kalon në pjesën e familjes Kaçi.

“Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vet, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate. Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata. Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua.

Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime.
I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.

Ndërsa i biri i Pjetër Kaçit, tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë. Ai theksoi se kjo nuk pranohet nga ata dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa.

“Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.
Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime. Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një plan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare. Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime.
Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha djali.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi gardistin Martin Nikolli, pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla, i cili paraditen e të dielës u përfshi në një sherr të dhunshëm në fshatin Hamallaj të Durrësit, gjatë të cilit përdori edhe armën e shërbimit. Ndaj 50-vjeçarit rëndojnë tre akuza: ajo e kanosjes, plagosjes së rëndë me dashje dhe prishjes së qetësisë publike.

Pas ngjarjes së rëndë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, efektivi i Gardës u përjashtua edhe nga detyra./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

30 Korrik, 2025 3:40 pm
Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
Aktualitet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

30 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
Aktualitet

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

30 Korrik, 2025 3:04 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

30 Korrik, 2025 2:53 pm
Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
Aktualitet

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim

30 Korrik, 2025 2:41 pm
Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…
Aktualitet

KAS vendos/ Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, ia kalon Ana Dajkos

30 Korrik, 2025 2:26 pm
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

30 Korrik, 2025 2:01 pm
Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

30 Korrik, 2025 1:49 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Para
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë

Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

“Muzika është imoralitet”, talebanët djegin instrumentet muzikore

“Muzika është imoralitet”, talebanët djegin instrumentet muzikore

Apartamente, toka dhe vila, sekuestrohen pasuritë e trafikantit të drogës

Apartamente, toka dhe vila, sekuestrohen pasuritë e trafikantit të drogës

TE FUNDIT

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
30 Korrik, 2025

Akuzoheshin për ryshfet prej dy mijë eurosh në procesin e legalizimit të një banese, GJKKO ka dënuar me një total...

Lexo më shumë

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
30 Korrik, 2025

Policia ka dhënë më shumë detaje për aksidentin e ndodhur pak më parë në Borsh të Himarës. Sipas informacionit parprak...

Lexo më shumë

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
30 Korrik, 2025

Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU)...

Lexo më shumë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
30 Korrik, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mësohet sa ka ndodhur këtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com