Sot në mediat rozë kanë qarkulluar disa video jo fort të këndshme tek të cilat përmendet emri i Ledri Vulës dhe reperit Gjiko. Dyshja Blunt dhe Real 1 duket se i kanë prishur raportet me ta prandaj kanë zgjedhur t’i fyejnë edhe publikisht.
Arsyeja konkrete nuk dihet pasi i kontaktuar Blunt nuk ka kthyer përgjigje por bazuar në videot e tij ku ka thënë se këngën ‘Qika jeme’ u dedikohet dyshes punët nuk janë edhe aq mirë.
Sa i përket këtij sherri Ledri Vula nuk ka dashur të jap ndonjë koment dhe ka qëndruar komplet indiferent. Ai ka publikuar së funmdi në faqen e tij në instagram një foto ku tregon atletet e tij brenda një çante, për të vënë në pah se ai është përkushtuar në karrierë dhe turnet e tij.
E për dallim nga Ledri kështu nuk kanë vepruar menaxheri i tij, Faton Shoshi dhe reperi Gjiko të cilët i kanë shkuar te banesa Blunt-it. Pas kësaj thyrjet janë thelluar dhe ishte miku i tij Real 1 ai i cili publikisht shau Gjikon.
Nisur nga videot gjërat qëndronjë kështu derisa njëra palë apo tjetra do të sqarojnë gjithçka.