Një debat mes dy motrave ka degjeneruar në mënyrën të tillë sa ato kanë përdorur edhe thikat.
Klementina A 49-vjeç fillimisht ka kërcënuar motrën dhe më pas e ka qëlluar me thikë në dorë motrën,V.A.,58-vjeçe.
58-vjeçarja V.A. bëri kërkesë në polici për lëshimin ë urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ngjarja e rëndë sipas policisë, raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në shtëpinë e njërës prej motrave në rrugën “Karaman Ylli”, në Tiranë.
Pas miratimit të urdhrit, Policia e Tiranës arrestoi Klementina A. dhe i sekuestroi thikën. Hetimet për rastin vijojnë.