Një 50-vjeçar është arrestuar pasditen e sotme në Durrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri një 40-vjeçar.
Uniformat blu njoftojnë se pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja dhe është vetëdorëzuar më pas në polici.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e Gentian Kuqit 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, Mikel Spirollarin, 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua”,njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al