Është identifikuar viktima dhe i plagosuri i ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Sipas news 24, Florenc Kovaçi, 28-vjeç ka mbetur i vrarë ndërsa ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur vëllai i tij, Mikel Kovaçi 19 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”në Elbasan.
“Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.