Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për vëllanë e kandidatit për deputet të PD, Bledion Nallbati. Vëllai i kandidatit për deputet të PD, Alti Nallbati është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni.
Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Pas konfliktit policia ka sqaruar se Bledion Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, kandidati për deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.