Politikë

“Sherri” me Kryemadhin, Fleckenstein: Sikur s’i bëhej vonë për Integrimin


               Publikuar në : 20:21 - 28/02/19 |
b.f

Knut Fleckenstein raportuesi për Shqipërinë, pak përpara largimit nga Shqipëri, në një intervistë për Top Channel jep detaje të reja për “debatet” mes eurodeputetëve dhe shefes së LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit që patën në selinë e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi”, thotë Knut Fleckenstein. E ardhmja e negociatave për anëtarësim në BE, thotë Knut Fleckenstein, do të varet edhe nga ajo çfarë do të prodhojë polika shqiptare në javët në vijim. Knut Fleckenstein nuk pajtohet me qëndrimin e Lulzim Bashës i cili u shpreh se “integrimin e vendit në Europë e pengon Shqipëria si Kolumbia”, ka thënë eurodeputeti gjerman.

Në përfundim të misionit të tyre eurodeputetët u shprehën se “bojkotimi në vetvete i parlamentit, nga ana e përfaqësuesve të njerëzve përbën një sinjal shumë të keq, cënon besueshmërinë e shtetit dhe kombit në tërësi”./ Opinion.al

 

Pas