Rajoni

Sherr për radhën në mensë, biznesmeni grek goditet 15 herë me thikë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 29/10/22 |
Opi Nion

Biznesmeni i njohur grek Yannis Markou ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mëngjesin e së premtes u godit me thikë të paktën 15 herë nga një 26-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në orën 4:30 të mëngjesit para një mense në Varibombi.

Mësohet se, dy të rinj, 19 dhe 26-vjeç, kanë nisur të debatojnë për radhën në një mensë me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.

Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur biznesmenin 15 herë dhe më pas është larguar.

Sakaq, policia e Kifisisë ka arrestuar 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim.

I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në tentativë vrasje, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë./Opinion.al

Pas