Biznesmeni i njohur grek Yannis Markou ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mëngjesin e së premtes u godit me thikë të paktën 15 herë nga një 26-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në orën 4:30 të mëngjesit para një mense në Varibombi.
Mësohet se, dy të rinj, 19 dhe 26-vjeç, kanë nisur të debatojnë për radhën në një mensë me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.
Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur biznesmenin 15 herë dhe më pas është larguar.
Sakaq, policia e Kifisisë ka arrestuar 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim.
I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në tentativë vrasje, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë./Opinion.al