Kronikë

Sherr për pronat, nipi kanos me armë xhaxhain, qëllon me automatik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 27/06/22 |
Opi Nion

Një konflikt për çështje pronësie mes xhaxhait dhe nipit ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia bën me dije se është vënë në pranga S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. I riu, pasi është konfliktuar për motive pronësie me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit.

Pas