Një konflikt për parakalimin për pak sa i ka marrë jetën një 43-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë. Një 43-vjeçar nga Fushë-Kosova ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se një 40 vjeçar, banues në Podujevë e ka penguar për të parakaluar, të dy kanë ndaluar mjetet te trau. Pas konfliktit fizik, 40-vjeçari ka tentuar të vrasë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, duke e lenë të plagosur.
Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./ Opinion.al