Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherr për dyqanin e byrekut, babait të dy fëmijëve u qëllua tri herë me thikë

2017/05/28 at 9:16 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherr për dyqanin e byrekut, babait të dy fëmijëve u qëllua tri herë me thikë
(Viktima)

Viktimë mbeti 38-vjeçari Renald Pulaku, baba i dy fëmijëve. Ai u qëllua me thikë mbrëmjen e së premtes nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi Edvin Gjini. Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ndodhi në orët e vona, ku 38-vjeçari Edvin Gjini ka goditur tri herë më thikë bashkëmoshatarin e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.


Policia bën me dije se Renald Pulaku menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por që mëngjesin e së shtunës ai ka gjetur vdekjen, pasi plagët e marra nga thika kanë qenë vdekjeprurëse.

“Specialistët e sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Edvin Gjini, 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë, pasi në lagjen ‘Haxhias’ në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Lazarenëve’, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin R.P., 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se autori i krimit rezulton person, i cili konsumon lëndë narkotike. Dyshohet se ai e ka pritur viktimën Renald Pulaku dhe shumë pranë rrugicës ku edhe banonte ai, menjëherë, pa i folur asnjë fjalë, e ka goditur fillimisht dy herë me thikë në mushkëri.

Pasi Pulaku ka rënë në tokë, ai ia ka kaluar thikën në fyt, duke e lënë të shtrirë dhe më pas është larguar. Pas kësaj i plagosuri është parë nga persona të rastit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar ambulancën që ka bërë edhe transportimin e tij për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia konfirmon faktin se shkak i vrasjes së babait të dy fëmijëve është një sherr i vjetër, mes dy familjeve, Gjini dhe Pulaku. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëna e viktimës ka një dyqan ku tregton byrekë në lagjen e saj.

Ngjitur me të, para disa vitesh ka tentuar që të hapë një dyqan edhe nëna e autorit. Por mes dy familjeve ka nisur një sherr i gjatë, i cili ka përfshirë edhe fëmijët. Familja Pulaku nuk e ka lejuar familjen Gjini që të hapë të njëjtin dyqan ngjitur me ta për shkak të konkurrencës dhe që aso kohe gjithnjë përballja mes dy fëmijëve, autorit dhe viktimës ka qenë me debate dhe me sharje mes njëri- tjetrit.

Mësohet se edhe pak ditë më parë ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëritjetrin, derisa të premten në mbrëmje Edvin Gjini dyshohet se e ka pritur viktimën, i cili ka dalë nga banesa e tij dhe e ka goditur tri herë me thikë, duke i marrë edhe jetën.

Pasi ka kryer krimin, 38-vjeçari është larguar me vrap në rrugicat e lagjes që njihet në qytet si “Pusi që lahet vetë” dhe ka dalë në zonën që quhet “Kryqëzimi i Lazarenëve”. Prej andej ai ka hyrë në një shkallë pallati dhe ka qëndruar i fshehur atje për më shumë se dy orë, por më pas ai është kapur nga policia. Kjo e fundit bën me dije se ai nuk ka bërë rezistencë dhe pas arrestimit ka pranuar autorësinë e krimit.

 Burimi: Panorama

 

Etiketa: sherr per dyqanin e byrekutTheret me thike


Ju sugjerojmë

Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Më 5 qershor, Mal i Zi bëhet anëtari i 29 i NATO

Më 5 qershor, Mal i Zi bëhet anëtari i 29 i NATO

Emrat/ Pluhur misterioz para Kryeministrisë, dhjetra qytetarë përfundojnë në spital pas mitingut të PD

Emrat/ Pluhur misterioz para Kryeministrisë, dhjetra qytetarë përfundojnë në spital pas mitingut të PD

Basha: Kjo është hera e fundit që listat e kandidatëve i nxjerr kryetari

Probleme me shkimin? Lulzim Basha anulon axhendën
















TE FUNDIT

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com