TIRANE- Eshtë përfshirë nga debatet Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve. Shkak është bërë thirrja për raportim e drejtoreshës së Tatimeve.
Kryetari i Komisionit Hetimor, demokrati Arben Ristani kërkoi të thirret Drejtoresha e Tatimeve , Briseida Shehu, ekspertë të IT-së dhe përfaqësues nga Ministria e Financave për të raportuar.
Mazhoranca ka kundërshtuar këtë kërkesës. Deputeti Ervin Bushati tha se nuk mund të flitet për emra konkretë sepse ende nuk është miratuar plani i punës.
Pas shumë debatesh mbledhja përfundoi pa konsensus për planin e punës. Mbledhja e radhës është të premten.