Kronikë

Sherr në Tiranë/ Plagosen 4 persona me sende të forta, sekuestrohet një pistoletë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 11/10/21 |
Opi Nion

Katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti të ndodhur në afër si të shkollës “Çajupi” në Tiranë.

Sipas informacioneve, të plagosurit janë qëlluar me sende të forta, ndërsa dyshohet se një nga personat e përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka ndërhyrë dhe ndaluar përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Lidhur me ngjarjen autoritetet kanë shoqëruar dy persona, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore./ Opinion.al

Pas