Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Allias 4 persona kanë dhunuar me sende të forta shtetasin J. H.
Ndërsa në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al