Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherr në Spital/ Studentja e dehur i thyen kamerën polices, ja çfarë ndodhi

2017/11/05 at 11:45 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr në Spital/ Studentja e dehur i thyen kamerën polices, ja çfarë ndodhi

Një studente në Tiranë është dënuar nga Gjykata me 40 orë punë të detyruar për interes publik, pas disa “trazirave” që ka shkaktuar në Urgjencën e QSUT-së. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 5 prill të këtij viti, ndërsa vendimi përfundimtar nga Gjykata e Tiranës për dënimin e studentes është dhënë më 17 tetor 2017, shkruan “Panorama”.

Sipas vendimit të Gjykatës, bëhet fjalë për një episod të pakëndshëm në mesnatë, në Urgjencën e QSUT. E pandehura A.P. kishte dalë me dy shoqet e saj dhe në gjendje të dehur ka shkuar në QSUT, pasi njëra prej mikeshave ishte helmuar nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike. Teksa shoqja e saj po merrte mjekimin e nevojshëm, në gjendje të dehur, A.P. ka nisur të debatojë me mjekun toksikolog. Sipas dosjes së Prokurorisë, A.P. i ka kërkuar disa peceta mjekut, por ky i fundit i ka thënë se nuk kishte me vete. Në atë moment, ka nisur një debat mes tyre dhe mjeku është detyruar të njoftojë Policinë, pasi A.P. po shkaktonte shumë zhurmë në repartin e Urgjencës. Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar dy efektive të Policisë së Tiranës. Njëra prej tyre i ka kërkuar të pandehurës që të largohej nga reparti, pasi po shkaktonte shumë zhurmë. Por A.P. nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe ka vazhduar të debatojë me mjekun. Ajo, madje, i është kthyer edhe efektives së Policisë, duke e shtyrë dhe duke i thyer kamerën që ajo mbante në trup. Punonjësja e Policisë është detyruar që të kërkojë përforcime dhe menjëherë i kanë ardhur në ndihmë kolegët, të cilët kanë arrestuar studenten A.P. Për të, Policia e Tiranës nisi procedim penal për “mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë dhe Rendit Publik”.

Në gjykatë, studentja e ka pranuar fajin dhe konsumimin e veprës penale, për të cilën akuzohej. Ajo ka kërkuar dënim sa më të ulët dhe gjykim të shkurtuar. Gjithashtu, përmes avokates, A.P. ka kërkuar që Gjykata të marrë parasysh edhe statusin e saj, si studente në Universitetin e Tiranës. Në përfundim, Gjykata e dënoi atë me 1 muaj burgim, duke ia konvertuar burgun në 40 orë punë të detyrueshme me interes publik, për shkak edhe të statusit të saj, në mënyrë që të mos ndërpresë studimet. Vetë studentja e pranoi vendimin e Gjykatës dhe nuk e apeloi atë. PANORAMA

Etiketa: policiaqsutspital

Ju sugjerojmë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
-U tha në Opinion

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

9 Tetor, 2025 10:25 pm
Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 9:56 pm
Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
Kronikë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

9 Tetor, 2025 9:49 pm
Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
Bota

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

9 Tetor, 2025 9:38 pm
“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje
-U tha në Opinion

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje

9 Tetor, 2025 9:18 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

9 Tetor, 2025 9:03 pm
Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
Sport

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

9 Tetor, 2025 8:18 pm
Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
Bota

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

9 Tetor, 2025 7:38 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Para
Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi, e hënë 6 nëntor 2017

Bilanci tragjik i Teksasit, 26 të vrarë nga sulmi në kishë

Bilanci tragjik i Teksasit, 26 të vrarë nga sulmi në kishë

Parashikimi i motit: Bëni gati çadrat

Parashikimi i motit: Bëni gati çadrat

TE FUNDIT

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
9 Tetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar kandidatët për bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se socialistja Ogerta Manastirliu ka...

Lexo më shumë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
9 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, analisti Neritan Sejamini deklaron se KQZ duhet të ndërpresë çdo përgatitje për zgjedhjet e Tiranës, pas vendimit...

Lexo më shumë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
9 Tetor, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen...

Lexo më shumë

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
9 Tetor, 2025

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com