Kronikë

Sherr në plazh, qëllohet me thikë një person në Sarandë


               Publikuar në : 20:39 - 09/07/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri të ndodhur ditën e sotme në një plazh privat në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar tre herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjeç nga Vlora.

Tahiraj është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, i cili degjeneroi deri në përdorimin e thikës./ Opinion.al E.Xh.

Pas